Nga Vendi
17 September 2021
Ivanovska: Dorëheqja e Filipçes duhet të pranohet

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska në emisionin “Utrinski brifing” tha se po bëhet debat në opinion nëse dorëheqja e Filipçes duhet të jetë për arsye morale ose profesionale dhe për këtë shkak duket si dorëheqje e vonuar.

“Edhe gjithçka mirë të bëjë njeriu, kjo lë një shenjë të keqe. Personalisht nuk besoj se Filipçe ka dorë në tragjedinë në spitalin e Tetovës, por debatet e tilla lënë shenjë”, tha Ivanovska.

Ndryshe, Filipçe ofroi dorëheqjen pas tragjedisë në Tetovë ku humbën jetën1 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Dorëheqjet e dorëzuara nuk i pranon kryeministri Zaev duke thënë se do të vendosë për ato pas përfundimit të hetimeve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sali Berisha voton dhe bën thirrje: “Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj!”11 May 2025
Zelensky në Turqi pas sulmeve ruse, thekson forcimin e partneritetit për sigurinë rajonale 5 April 2026
Kosovari i Përputhen dikur kishte qenë reper, “idol” e kishte Feron15 September 2021