Nga Vendi
17 September 2021
Mariçiq për tragjedinë në Tetovë: Institucionet i kanë të gjitha parakushtet për hetim të shpejtë dhe të suksesshëm

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se Qeveria nuk ka për qëllim të ndërhyjë në hetimin për zjarrin që ndodhi në Tetovë në spitalin modular, dhe nëse dëshironte një gjë të tillë, nuk do të thirrte hetues gjermanë.

Sipas Mariçiq, hetuesit gjerman kanë arritur dje dhe institucionet u vendosën në dispozicion për të ndihmuar në hetim.

“Dje u thirr Shtabi I Krizës dhe të gjitha dokumentet janë dorëzuar në institucione. Është siguruar vendi i ngjarjes dhe të gjitha parakushtet për hetim të suksesshëm dhe të shpejtë, ndërsa ne si Qeveri jemi të interesuar që sa më shpejt të dalin institucionet me faktet me çka do të ndihmohet më tej në procedurat e ardhshme”, tha ministri.

I pyetur se kush ka dhënë pëlqim teknik për lëshim në përdorim të spitalit, ministri tha se kjo është krejtësisht jashtë kompetencave të tij dhe se nuk ka informacione në lidhje me këtë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Milaim Zeka: 1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante18 March 2022
Grubi: MO-ja transformoi Maqedoninë e Veriut dhe u bë yll udhëzues drejt të ardhmes 2 July 2021
“Ballkani i hapur” – përsëritje e historisë së përgjakshme! 2 August 2021