Nga Rajoni
29 September 2021
Bërnabiq: Vuçiqi u stresua shumë nga situata në veri të Kosovës, nuk flinte natën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur pasi u raportua se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Bërnabiqi ka thënë se Vuçiqin e ka kapur një grip.

Për mediumin serb “Happy Tv”, Bërnabiqi ka thënë se mendon që pas stresit dhe tensionit që i është shkaktuar Vuçiqit nga situata në veri të Kosovës ai nuk flinte natën.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën. Ai është me grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres”, ka thënë Bërnabiqi.

/Zëri



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Nga tetori, e nevojshme certifikata me dy doza të vaksinës17 September 2021
Përmbyset një makinë në Probishtip, vdes 24-vjeçari nga Shkupi14 August 2020
Taulant Seferi ndryshon skuadër, sulmuesi shqiptar kalon te Kayserispor 7 August 2026