Nga Vendi
8 October 2021
Teuta Arifi tregon arritjen më të madhe për Tetovën

Kandidatja nga BDI për kryetare të Tetovës, njëherësh edhe kryetare aktuale e kësaj komune, Tetuta Arifi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin, shkruan Alsat.

Ajo ka thënë se tashmë Tetova e ka bërë zgjidhjen e duhur dhe ka përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë.

“Mungesa e ujit ka qenë problem në të kaluarën, por pas ndërtimit të tubacionit të ri dhe stacionit të filtrimit, në pjesët të cilat i mbulon ujësjellësi i Tetovës, mendoj që ne kemi zgjidhjen e duhur dhe kemi përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë. E arritura më e madhe e jona është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit”, u shpreh Arifi./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Numri i të infektuarve në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por ka raste të reja në disa qytete29 June 2020
Qeveria e SHBA’së – Serbisë: Nuk e harrojmë vrasjen e vëllezërve Bytyqi, duhet drejtësi për rastin 8 July 2021
Skandali me videot, vajza e Adi Hilës zhduket nga rrjetet sociale13 October 2026