Nga Rajoni
11 July 2020
Shqipëri:93 raste dhe 4 viktima në 24 orë

Situata COVID në Shqipëri vijon të jetë serioze. Në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima dhe 93 raste të rinj të infektuar.

Sips Ministrisë së Shëndetësisë 4 personat që kanë humbur jetën kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Në 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra.

Në daljet e tyre të vazhdueshme në media, ekspertët kanë kërkuar mbajtjen e maskës në ambjente të mbyllura dhe respektimin e rregullave të distancimit fizik, ndërkohë që për muajin korrik parashikoht që shifrat e infektimeve të jenë të larta.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia me rrezik të ulët për pastrim parash20 August 2020
“Tesla”, një çmenduri nën ujë13 September 2021
Shkup, vajza kalon gardhin dhe tmerron kafshët në Kopshtin Zoologjik 28 October 2021