ShowBiz
20 October 2021
Banorët në Big Brother VIP denigrojnë debatin me gjeste fyese

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, po zhvillohen dinamika të shumta.

Në mbrëmjen e së martës është zhvilluar një debat i fortë mes balerinit Ilir Shaqiri dhe këngëtares Semi Japuaj.4

Krejt kjo nisi në bazë të një keqkuptimi që kjo e fundit ka krijuar ndaj Ilirit, duke u shprehur se disa veprime të tij i janë dukur si “shaka seksuale”.

E deri sa tensionet janë ngritur nga ky debat, banorët kanë denigruar edhe në fyerje me gjeste të ulëta mes vete.

Në ekran janë transmetuar imazhe kur gjatë javës Semi dhe Iliri kanë drejtuar gishtat e mesit në drejtim të njëri-tjetrit.

E në debatin e së martës, me një gjest të tillë fyes u hodh edhe këngëtari Sabiani, duke drejtuar gishtat e mesit ndaj Ilir Shaqirit.

“Kush bën shaka të tillë me mua, mjerë ai. Kam ndjekur njerëz me makinë për këto shaka”, ka thënë Sabiani, duke shtuar se askush nuk mund të bëjë shaka të tilla si kjo.



Të ndryshme
Më shumë
Liderët shqiptarë në rajon përkujtojnë Dr. Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta21 January 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut25 October 2021
"Favipiravir" Maqedonia siguron ilaçin për 100 pacientë me COVID-1922 June 2020