Nga Vendi
19 November 2021
Kasami: Vetëm këtë e kisha mangët pas gjithë problemeve të trashëguara

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Alsat mëson se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.

“Sot para se me ardhë këtu më vizitoi policia financiare me pretekst të disa lëndëve të ish kryetarit Sadi Bexheti, të para disa viteve, pra nuk kanë pasur kohë deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare. Por vijnë në momentin kur Bilall Kasami është kryetar i komunës Tetovës. Me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare, dhe unë vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunë së Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë
Çmimet online nuk përputhen me ato në markete, qytetarët denoncojnë dallime13 April 2026
Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për dalje në zgjedhje14 February 2021
Njihuni me luanin që po parashikon saktë çdo ndeshje të Euro 202018 June 2021