Nga Rajoni
26 November 2021
Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ekipi i Insitutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.

Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësinë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.  Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e të tjerë politikan kosovar. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bekim Sali: Nuk ka më të mirë se kandidatja e VMRO-së për Shkupin Danella Arsovska29 September 2021
Nga Banjska deri te "Bota Serbe", zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!11 October 2026
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe pas gjashtë vitesh: “E di çfarë përfaqëson kjo fanellë”17 July 2026