Nga Vendi
2 May 2025
Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare.

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria.

“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet situata. Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”, tha mes tjerash Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
I punësonin si masazhatore, por i shfrytëzonin për prostitutë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë12 September 2020
Mexhiti: Çairi do të ketë festivalin e tij ndërkombëtar të muzikës “Çarshia”13 July 2026
Trump: Jam i zhgënjyer me NATO-n, Erdogan është një lider shumë i fortë 7 July 2026