Nga Bota
13 June 2025
Izraeli: SHBA dhe vende të tjera na ndihmuan në sprapsjen e raketave iraniane

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera aleate ndihmuan Izraelin të kapte raketat e lëshuara nga Irani të premten në mbrëmje, thanë dy burime izraelite për CNN.

Sipas njërit prej burimeve, edhe disa shtete të tjera në rajon ofruan mbështetje për mbrojtjen ajrore izraelite, në një mënyrë të ngjashme me ndërhyrjet e tyre gjatë sulmeve të mëparshme të Iranit ndaj Izraelit.

Në muajin prill 2024, Irani lëshoi më shumë se 300 predha, përfshirë rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike, drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, 99% e tyre u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe ndihma e “partnerëve ndërkombëtarë”.



Të ndryshme
Më shumë
Përmbytet Malësia e Tetovës, banorët: Nuk duam kryeministër shqiptar, duam infrastrukturë (VIDEO)24 June 2020
Zaev: Nuk do të lejojë që tragjedia e Tetovës të politizohet 5 October 2021
KFOR’i sqaron futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Ishim në patrullim të sinkronizuar 8 August 2020