Nga Vendi
1 July 2025
Kos: BE ka konsensus të qartë për zgjerim të mëtejshëm

Nëse punojmë siç duhet me procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë Evropën. Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Koss, në Takimin e Liderëve BE-Ballkan Perëndimor sot.

“Dëgjoj mendime të ngjashme në Kopenhagen, Berlin, Varshavë dhe Paris dhe e nënvizoj këtë këtu, sepse dua të jem e qartë – ekziston një konsensus i qartë për zgjerim të mëtejshëm dhe të ardhshëm. Nuk ishte kështu në të kaluarën, por keni një shans që duhet shfrytëzuar, nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe po shohim përparim të konsiderueshëm”, tha Koss.



Të ndryshme
Më shumë
Sot votohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 1 814 263 qytetarë me të drejtë vote15 July 2020
Inspektorati shtetëror i tregut për Alsat konfirmoi abuzimet me vauçerët 2 August 2020
OBSH: Mundësia për t’u infektuar sërish me koronavirus është shumë e ulët26 August 2020