Nga Vendi
23 September 2025
Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja.

Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët.

“Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë një vlerësim prej 2%, dhe kërkohet rritjen e pagave prej 0.8% të BPV-së së gjyqtarëve dhe 0.5% të prokurorëve. Gjithmonë ndiej të përziera, sepse tani as ata nuk i meritojnë këto paga”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se kur “të ashtuquajturit ekspertë dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen e reformave në prokurori dhe gjyqësor”, qytetarëve duhet t’u shpjegohet se cila është reforma thelbësore.

Mickoski theksoi se problemi nuk është në rritjen e pagave, por se ajo duhet të meritohet.



Të ndryshme
Më shumë
Video skandaloze: Nxënësit shqiptarë ia përmendin organin gjenital mësueses gjatë orës së mësimit16 September 2021
Stresi me Kur’an në duar: Ndoshta nuk jam në rrugën që ti Zot dëshiron të më shohësh, por… 2 September 2020
LDK në rënie të lirë elektorale31 December 2025