Nga Rajoni
13 October 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, që çuan në balotazh 17 komuna, po vlerësohen si përcaktuese për zhvillimet e ardhshme në nivelin qendror. Sipas politologut Dritëro Arifi dhe hulumtueses Donika Emini nga BiEPAG, rezultati i rundit të dytë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në negociatat për formimin e qeverisë së re të vendit.
Arifi thekson se vendi ndodhet përpara dy skenarëve ose krijimi i një qeverie të gjerë mes LVV, PDK dhe LDK, ose shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, Emini vlerëson se bashkëpunimi mes partive të ish-opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë i vështirë, për shkak të rivalitetit të fortë në disa komuna kyçe, përfshirë Prishtinën.
Në veri të Kosovës, rikthimi i Listës Serbe në pushtet mbetet një zhvillim për t’u ndjekur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo parti do t’i zhbëjë vendimet e marra më herët nga kryetarët shqiptarë./ evropaelire.org



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 14 mijë qytetarë 7 September 2021
Maqedoni, këtë javë filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator29 September 2021
Maqedoni: Mbi 180 mijë qytetarë që ende nuk kanë marrë termin, ja kur pritet të vaksinohen 24 June 2021