Nga Vendi
17 October 2025
Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi repartin e epidemiologjisë në Gostivar, ku edhe vetë mori vaksinën kundër gripit sezonal.
 

“Sot ndodhem në Gostivarin tim të lindjes, ku edhe u vaksinova dhe përmes shembullit personal dua të theksoj rëndësinë e vaksinimit në kohë, si masë më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Apeloj qytetarët që të mbrohen me kohë nga gripi sezonal, veçanërisht i ftoj personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose tek mjeku i tyre amë,” deklaroi ministri Azir Aliu.

Sipas tij në nivel shtetëror, deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë për vaksinim kundër gripit sezonal. Vetëm në ditën e parë janë vaksinuar mbi dy mijë persona.

“Ky është me të vërtetë një interesim i madh, që tregon vetëdije të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherësh e vërteton edhe më shumë nevojën dhe rëndësinë e kësaj mase parandaluese. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – 80 mijë doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda”, theksoi Aliu.

Me vaksinimin falas përfshihen kategoritë e rrezikut të popullsisë, siç janë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve.



Të ndryshme
Më shumë
Ndërroi jetë këngëtari tetovar Alush Hamiti20 September 2021
Franca ua lejon fekondimin artificial grave beqare dhe çifteve lesbike30 June 2021
Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet30 July 2020