Nga Vendi
31 October 2025
Kapen rreth 130 kg marihuanë në një kamion në “Tabanoc”, arrestohet shtetasi i Serbisë

Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 13 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta.

“Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marihuanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit të automjetit", thonë mes tjerash nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
E bukur dhe seksi, Angela Martini provokon nga pishina me bikini 1 September 2020
Ja disa shenja që tregojnë se jeni të stresuar31 July 2020
Halil Kastrati: UÇK-ja është dhe mbetet krenaria e popullit shqiptar!24 June 2020