Nga Vendi
12 November 2025
Familjarët e viktimave të Koçanit të shtunën marsh protestues në Shkup

Prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin e diskotekës “Puls” në Koçan kanë paralajmëruar marsh proteste për të shtunën në Shkup, ndërsa po kërkojnë mbështetje nga qytetarët që t’u bashkohen atyre.

“Marshi i engjëjve” do të mbahet në Shkup, dhe është planifikuar të fillojë në orën 12:05 në Sheshin Maqedonia, nga ku do të vazhdojë para Kuvendit dhe Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Iniciativa “Kush është i radhës?” ka postuar një video në Instagram në të cilën prindërit e fëmijëve që vdiqën, të emocionuar, u bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshit dhe t’i mbështesin ata në kërkim të drejtësisë për vdekjet e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Bora habit me deklaratën e fundit, thotë se është në lidhje me Arian Konomin 7 July 2021
Vdes aktorja e njohur shqiptare22 October 2021
18 vite marrëdhënie diplomatike, SHBA përkujton ngritjen e ambasadës në Prishtinë 8 April 2026