Nga Vendi
24 November 2025
Mickoski kritikon gjyqtarët pas reagimit të Jankulloskës për procesin në Strasburg

Kryeministri Hristijan Mickoski sot e komentoi deklaratën e ish-ministres së Brendshme Gordana Jankulloska, e cila theksoi se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg po e shqyrton procesin gjyqësor kundër saj për blerjen e automjetit të blinduar.
“E pashë reagimin e Jankulloskës këtë mëngjes. Aty qëndron qartë se nga Strasburgu kanë vërejtje lidhur me procesin, mënyrën e gjykimit dhe se po hapin lëndë për ta shqyrtuar këtë proces, shkeljen e të drejtave të njeriut e kështu me radhë. Do t’ju kujtoj se për raste të tilla dhe të ngjashme kemi folur prej kohësh. Bëhet fjalë për këta gjyqtarë, të cilëve u duket paga e vogël, të kapur politikisht nga qeveria e mëparshme. Konkretisht për këtë rast, shikoni kush e ka udhëhequr dhe shikoni se ku ndodhet ai gjyqtar sot. Ndërsa nga ana tjetër kërkojnë paga trefish më të larta, e ju e shihni çfarë vendimesh të sabotuara sjellin. Dhe tani ne duhet të turpërohemi para Strasburgut për shkak të atyre që e komprometojnë gjyqësorin dhe prokurorinë tonë,” tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 15:00, njoftoi se nga të dhënat e 2.431 vendvotimeve, respektivisht nga 69.86 për qind e vendvotimeve, deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 403.715 qytetarë, gjegjësisht 31,80 për17 October 2021
Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës24 November 2025
Vajzat afgane kthehen në shkollë në Herat në vendin e kontrolluar nga talibanët18 August 2021