Nga Rajoni
16 January 2026
Tërmet 3.9 ballë godet Shqipërinë, lëkundje të lehta ndihen në juglindje

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë ditën e sotme, duke u regjistruar në orën 11:28 sipas kohës lokale. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 56 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.

Thellësia hipoqendrore e lëkundjeve ishte 15 kilometra, çka bëri që tërmeti të ndjehej lehtë në zonat përreth, pa shkaktuar dëme materiale apo pasoja për njerëzit. Autoritetet nuk raportojnë për probleme, ndërsa aktiviteti sizmik konsiderohet i zakonshëm për këtë rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e Pavarësisë, disa rrugë të Shkupit sot të mbyllura për qarkullim 7 September 2021
Shqipëri-Kosovë bëhen një, protestë për UÇK, mijëra shqiptarë në Tiranë17 October 2025
Ditëve të ardhshme priten marrëveshjet finale për kompletimin e kabinetit qeveritar14 September 2020