Nga Vendi
11 February 2026
I ftohti polar zbret në vend – shiu kthehet në dëborë, paralajmërohen erëra të forta

Vendi po hyn në një fazë të re të motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më intensive. Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, në viset malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Në fillim të javës së ardhshme pritet depërtimi i masave më të ftohta ajrore nga veriu, të shoqëruara me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Rënia e temperaturave do të ndikojë që reshjet e shiut gradualisht të shndërrohen në dëborë, jo vetëm në male, por edhe në disa zona më të larta të vendit.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në komunikacion dhe ndjekje të vazhdueshme të parashikimeve meteorologjike.



Të ndryshme
Më shumë
Vrasje me paramendim, i kërkuari nga Shqipëria arrestohet në Itali – Policia e Shtetit jep detaje29 September 2026
Evropa nën alarm nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të rriten edhe më shumë19 June 2026
Ishin nisur drejt Evropës, së paku 57 imigrantë mbyten në ujërat e Libisë27 July 2021