Nga Bota
25 February 2026
Zelensky zbulon detaje nga telefonata me Trump, negociatat për paqe pritet të rifillojnë në mars

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur detaje nga telefonata e zhvilluar mbrëmjen e sotme me ish presidentin amerikan Donald Trump, ku sipas tij morën pjesë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ai theksoi se ekipet po punojnë intensivisht për të çuar përpara negociatat me synim dhënien fund të luftës.

Sipas Zelenskyt, gjatë bisedës janë trajtuar temat që do të diskutohen në raundin e ardhshëm të negociatave të paqes në Gjenevë, si dhe në takimet trepalëshe që pritet të zhvillohen në fillim të muajit mars. Ai u shpreh optimist se këto hapa mund të hapin rrugën për negociata në nivel liderësh, duke shtuar se Trump mbështet këtë proces si mënyrën e vetme për të zgjidhur çështjet komplekse dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndërkohë, Zelensky ka deklaruar gatishmërinë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin në një territor neutral, ndërsa nga Moska, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka shprehur dyshime për kuptimin e një samiti të tillë në kushtet aktuale të negociatave.



Të ndryshme
Më shumë
Bundesliga me spektakël golash, Fisnik Asllani protagonist në fitoren e Hoffenheim 7 March 2026
Nora ekspozon trupin e zjarrtë nga deti29 June 2021
Humb jetën një 22-vjeçar nga Maqedonia në një aksident në Greqi 5 July 2021