Nga Vendi
26 February 2026
Begaj në Shkup me ceremoni shtetërore, vizitë në Çair dhe homazhe te monumenti i Skënderbeut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedonia e Veriut, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë shtetërorë dhe lokalë.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Begaj do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën do të diskutojë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në kuadër të agjendës, Presidenti shqiptar do të takohet edhe me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Komuna e Çairit ka njoftuar se pritja do të realizohet me ceremoni zyrtare, në frymën e promovimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve.

Pas takimeve institucionale, delegacioni do të vizitojë Xhamia Mustafa Pashë dhe do të ndalet në Çarshia e Vjetër, ku do të vendosen lule te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ceremonia do të pasohet nga interpretimi i himnit kombëtar dhe një program kulturor artistik nga Ansambli Shtetëror.

Vizita e Begajt konsiderohet një moment i rëndësishëm në raportet mes Tiranës dhe Shkupit, me fokus në thellimin e bashkëpunimit politik, kulturor dhe institucional.



Të ndryshme
Më shumë
Loredana habit me deklaratën pas ndarjes nga Mozziku17 August 2021
Remzie Osmani shfaqet përkrah nuses së Nexhatit13 October 2026
Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro24 October 2025