Nga Rajoni
6 March 2026
Nagavci i përgjigjet Osmanit, kërkon të tregojë emrat e “njerëzve të rrezikshëm”

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila më herët tha se vendi është sjellë në këtë situatë nga njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme.

Në një konferencë për media, ku Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, Nagavci theksoi se Osmani duhet të bëjë publike emrat e personave për të cilët flet.

“Osmani, e cila aktualisht vazhdon të jetë presidente e Republikës, ka detyrim institucional dhe kushtetues të tregojë me emra dhe mbiemra kush janë këta njerëz të papërgjegjshëm. Nëse janë njerëz të rrezikshëm, jo vetëm se duhet ta bëjë të qartë për qytetarët, por edhe të tregojë nëse ka qenë në dijeni të këtyre planeve dhe çfarë ka ndërmarrë si presidente për t’i penguar”, deklaroi Nagavci.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!23 September 2025
Ahmeti: Ne në vazhdimësi kemi qenë për partneritet të shtuar mes partive politike30 August 2021
10 filmat me te bukur mbi vjedhjet dhe grabitjet29 July 2020