Nga Rajoni
9 March 2026
Berisha shpall orën e protestës së 12 marsit para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e paralajmëruar nga opozita do të mbahet më 12 mars në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për opozitën dhe për vendin.

“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, deklaroi Berisha.

Protesta është paralajmëruar nga Partia Demokratike si pjesë e aksioneve politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani në New York: Kosova duhet të jetë aty ku ndërtohen mundësitë e së ardhmes20 September 2026
Çka i bëri bashkë Era Istrefin dhe Skerdin? 31 August 2021
“Jennifer Lopez shqiptare”, 45 vjeçare, por për Teuta Selimin mosha është veç numër 3 September 2021