Nga Rajoni
13 April 2026
Hoxha takon Këshillin e Diasporës, synohet riorganizim dhe agjendë e re bashkëpunimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV të Diasporës që pritet të mbahet në Tiranë.

Në një reagim publik, ai e cilësoi takimin si një bashkëbisedim të hapur dhe energjik, duke vlerësuar rolin e diasporës në zhvillimin e vendit. Hoxha u shpreh se “ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete”.

Sipas tij, fokusi do të jetë fuqizimi i diasporës si partner në promovimin e gjuhës shqipe, zhvillimin ekonomik dhe përhapjen e vlerave kulturore shqiptare në botë.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Diasporës, i cili synon forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që jetojnë, si dhe shndërrimin e potencialit të diasporës në kontribut konkret për Shqipërinë.



Të ndryshme
Më shumë
UEFA kërcënon me bojkot të Kupës së Botës, përplasje e hapur me FIFA-n për planin e privatizimit30 July 2026
Shtypi gjerman para aktgjykimit në Hagë: Kosova mund të përballet me trazira14 September 2026
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, i flet Klan Kosovës për sigurinë dhe të ardhmen e misionit në Kosovë25 July 2026