Nga Vendi
29 March 2026
Sela në Cyrih, diaspora shqiptare shpreh mbështetje të fortë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Cyrih, ku u raportua për një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të gjerë nga bashkëatdhetarët.

Në këtë aktivitet, të organizuar nga Lëvizja Shqiptare, Sela dhe deputetja Ilire Dauti u mirëpritën nga qindra pjesëmarrës, ndërsa diskutimet u përqendruan në çështje kombëtare dhe rolin e diasporës në zhvillimet politike.

Të pranishmit shprehën shqetësim për situatën politike në Maqedonia e Veriut dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes më aktive të mërgatës në vendimmarrje. Nga ana e tij, Sela deklaroi se angazhimi i diasporës duhet të rritet, duke përmendur si prioritet mundësimin e votimit nga jashtë, përmes formave elektronike ose me postë.

Në fund të takimit u theksua se bashkëpunimi mes subjektit politik dhe organizatave në diasporë do të vazhdojë, me synimin për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të avancuar kauzat kombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Nëna e dehur kafshoi policen që ia prishi festën21 July 2021
Dujovski: Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, kjo nuk është e zakonshme23 November 2021
Për katër orë 131 gjoba për motoçiklistët në Maqedoni 7 July 2021