Nga Vendi
1 April 2026
Mjegulla dhe reshjet e borës ulin dukshmërinë në disa akse rrugore

Qarkullimi në rrugët shtetërore vijon pa pengesa, ndërsa të gjitha drejtimet mbeten të kalueshme, pavarësisht kushteve të motit në disa zona. Reshje të lehta bore janë regjistruar në Mavrovë dhe Krushevë, si dhe në kalimet malore Strazhë dhe Gjavato.

Problematike paraqitet dukshmëria në rrugën drejt Kodra e Diellit, në zonën e fshatit Lisec, ku për shkak të mjegullës ajo bie deri në 20 metra.

Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për rrezik të mundshëm nga rënia e gurëve në segmente që kalojnë nëpër gryka dhe shpate, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Nga NP Makedonija Pat apelohet për vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugor. “Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
‘Shqiptarët duhen vrarë pa hyrë në Britani’/ 6 oficerë policie britanikë pushohen nga puna19 December 2020
Procesi zgjedhor në Vrapçisht po zhvillohet normalisht11 January 2026
Show pa gola mes Elbasanit dhe Egnatias21 March 2026