Nga Rajoni
5 April 2026
Kosova vendos çmime maksimale ditore për karburantet, nafta 1.86 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka vendosur mekanizëm të ri për përcaktimin e çmimeve maksimale ditore të derivateve të naftës, i cili ka hyrë në fuqi nga 5 prilli 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, për ditën e sotme çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.86 euro për litër, ndërsa benzina 1.49 euro për litër. Ky vendim synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë në tregun e karburanteve, duke u bazuar në të dhënat e importit dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në njoftim theksohet se ministrja Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për vendosjen e këtij mekanizmi, ndërsa çmimet maksimale do të publikohen çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00.

Institucioni nënvizon se asnjë operator ekonomik nuk lejohet të tejkalojë çmimin e përcaktuar, duke paralajmëruar rritje të kontrolleve në terren nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante.

Sipas ministrisë, masa synon të sigurojë një treg më të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke mbrojtur konsumatorët nga luhatjet e menjëhershme të çmimeve, ndërsa çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.



Të ndryshme
Më shumë
Kërcënime për bomba në shkollat e Serbisë, evakuohen nxënësit dhe ndërpritet mësimi 9 October 2026
Begaj në Prishtinë: "Liria Fitohet me Sakrificë dhe Mbrohet me Unitet"12 June 2026
Rriten rastet aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut30 July 2021