Nga Rajoni
7 April 2026
Shqipëria drejt restaurimit të 523 kullave, projekti që synon të ringjallë turizmin malor

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e Veriut po zgjerohet me një qasje të re institucionale, duke synuar kthimin e trashëgimisë kulturore në një motor zhvillimi për turizmin dhe ekonominë lokale.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi ka hyrë në një fazë të konsoliduar, duke theksuar se synohet jo vetëm ruajtja e kullave, por edhe funksionalizimi i tyre si bujtina, muze dhe hapësira kulturore, me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet vendore.

Deri më tani janë identifikuar 523 kulla në qarqet veriore, ndërsa projekti mbështetet nga bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore, GIZ Albania dhe Fakultetit të Arkitekturës. Një platformë digjitale është ngritur për të ndihmuar planifikimin dhe menaxhimin e ndërhyrjeve, ndërsa po punohet edhe për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë përmes Agjencisë së Kadastrës.

Sipas ministrit, këto ndërhyrje pritet të krijojnë një ofertë turistike autentike, duke e shtrirë aktivitetin përtej sezonit veror dhe duke promovuar zonat malore si destinacione të qëndrueshme.

Programi pritet të hyjë në fazën e zbatimit të plotë në vitet 2027-2029, me investime fillestare dhe synim integrimin e kullave në rrjetin kombëtar turistik.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Balotazh i “nxehtë” në komunat shqiptare më 31 tetor19 October 2021
Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19 4 July 2020
Kosovari i Përputhen dikur kishte qenë reper, “idol” e kishte Feron15 September 2021