Nga Bota
7 April 2026
Papa Leoni XIV kritikon Trumpin për Iranin, thirrje për paqe dhe shmangie të përshkallëzimit

Papa Leoni XIV ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump për Iranin, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke paralajmëruar për pasojat që mund të kenë mbi civilët.

Në një deklaratë publike, Papa theksoi se “kërcënimi që i bëhet Iranit është i papranueshëm”, duke nënvizuar se përtej aspektit të së drejtës ndërkombëtare, ekziston një dimension i fortë moral, pasi “ka kaq shumë njerëz, fëmijë, të moshuar, krejtësisht të pafajshëm që do të prekeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet”.

Ai bëri thirrje për përpjekje të menjëhershme për të shmangur tensionet, duke shtuar se “ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, të lutemi, por edhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet nga ligjvënësit amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe”.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa thirrjet për dialog dhe ulje tensionesh po shtohen nga figura të ndryshme globale.



Të ndryshme
Më shumë
Dy punonjës të ambulancës kapen duke kryer marrëdhënie seksuale, pushohen nga puna20 August 2021
Tuna Sejdin e bëjnë ‘horë’, ia publikojnë një fotografi nga e kaluara26 July 2021
Trump: NATO dhe aleatët do të ndihmojnë në “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit12 April 2026