Sport
27 July 2020
Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se Milani e ka për detyrë t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, duke këmbëngulur se sulmuesi suedez është plotësisht i nevojshëm.

Milani është në formë të jashtëzakonshme që prej rikthimit të futbollit falë ndikimit të Ibrahimovicit dhe trajnerit Stefano Piolit

Ancelotti, ish-trajner i Milanit, beson se Ibrahimovic dhe Pioli e meritojnë të mbahen nga kuqezinjtë.

“Vazhdimi i kontratës së Ibrahimovicit nuk është vetëm korrekte, por detyrë. Ai ende është lojtar plotësisht i nevojshëm”, tha Ancelotti, trajneri i Evertonit.

“Mendoj se ata bënë punë të mirë që e mbajtën Piolin, sepse ai ka bërë punë të shkëlqyer. Ai e nxori ekipin nga problemet”. 



Të ndryshme
Më shumë
Pas 14 muajsh në spital, pacienti me Covid pranon të vdesë: Nuk jetoj dot më kështu21 June 2021
Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021
Byrnes: Kemi mbledhur ndihma për familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë14 September 2021