Nga Vendi
15 April 2026
Akuza të forta nga SDSM ndaj Hristijan Mickoski për ndikim në drejtësi dhe lidhje të dyshuara ndërkombëtare

SDSM ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë për përpjekje për të ndikuar në proceset gjyqësore dhe për të shmangur vëmendjen nga, siç thuhet, hetime të mundshme ndërkombëtare.

Nga kjo parti theksojnë se Mickoski, pasi ka vendosur njerëz të afërt në institucione kyçe të drejtësisë, po përpiqet të manipulojë opinionin publik përmes deklaratave dhe ndikimit mediatik. Sipas tyre, ai vazhdon të “porosisë procese përmes mediave”, duke tentuar të krijojë presion politik.

Në reagim përmenden edhe dyshime për përfshirje në rrjete më të gjera rajonale, duke përmendur emra si Viktor Orbán dhe Aleksandar Vučić, për të cilët pretendohet se mund të jenë pjesë e marrëveshjeve të diskutueshme ekonomike dhe politike në Ballkan.

SDSM deklaron se, “kemi ndjenjën se shumë shpejt qytetarët do të dëgjojnë detaje tronditëse për mënyrën se si janë shpenzuar paratë publike”, duke aluduar për projekte infrastrukturore, sektorin e telekomunikacionit dhe financa.

Megjithatë, nga kjo parti pranojnë se këto janë “ndjenja”, duke shtuar se, “de facto dhe de jure dimë se për të gjitha këto do të duhet të jepet përgjegjësi, para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare”.

Në fund, SDSM rithekson qëndrimin se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, përfshirë edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë, duke paralajmëruar një periudhë të re përgjegjësie dhe transparence në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Vesa Luma mesazh serbëve: Mësoni gjuhën shqipe, nëse nuk mësoni dot historinë 27 July 2020
Rexhepi: Nga 50 vendotime në Tetovë jemi në epërsi prej 3 mijë votave31 October 2021
Zaev shpreh ngushëllime për viktimat e Gllogjanit27 November 2021