Nga Bota
20 April 2026
Bisedime të reja për armëpushim, Izraeli dhe Libani drejt takimit në Uashington

Një raund i ri bisedimesh për mundësinë e një armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit pritet të zhvillohet të enjten në Uashington, në një përpjekje të re diplomatike për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Sipas një burimi izraelit për Reuters, i cili ka folur në kushte anonimiteti, në këto bisedime do të marrin pjesë përfaqësues nga të dyja palët. Delegacioni izraelit do të përfaqësohet nga ambasadori në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter.

Nga ana libaneze, kryetari i Parlamentit, Nabih Berri, nuk ka konfirmuar nëse mbështet hapjen e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin, ndërsa presidenti libanez Joseph Aoun thuhet se po shqyrton një mundësi të tillë.

Takimi në Uashington shihet si një përpjekje për të rifilluar dialogun mes palëve në një moment të ndjeshëm rajonal, ku çështja e armëpushimit mbetet ende e pazgjidhur.



Të ndryshme
Më shumë
Yjet e rinj që po shkëlqejnë në Botërorin 2026, talentet që po marrin vëmendjen e botës29 June 2026
Votimet në Kosovë, dalje më e ulët se zgjedhjet e kaluara14 February 2021
Specialja sot u shua zyrtarisht, Fatime Fetai ka një porosi30 June 2020