Sport
27 April 2026
Kaos në ring në Turqi, në Trabzon ndeshja për titull botëror ndërpritet pas përleshjes masive

Një ndeshje boksi për titull botëror në Trabzon është ndërprerë mes tensioneve të forta, pasi një incident në ring u shndërrua në përleshje masive.

Ngjarja ndodhi pas raundit të tretë, kur boksieri rus Sergei Gorokov tentoi të provokonte kundërshtarin turk, çka solli reagimin e menjëhershëm të stafit të këtij të fundit. Situata u përshkallëzua me përfshirjen e anëtarëve të të dyja ekipeve, duke e kthyer ringun në skenë kaosi.

Tensionet u rritën edhe më tej kur dhjetëra tifozë zbritën nga tribunat dhe hynë në ring, duke përdorur karrige dhe sende të forta. Si pasojë, disa persona mbetën të lënduar, ndërsa përplasjet vijuan edhe jashtë hapësirës së ndeshjes.

Për shkak të situatës së pakontrolluar, organizatorët vendosën ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes dhe nisjen e hetimeve për të sqaruar rrethanat e incidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Fillojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, pritet zgjidhje për problemin shumëvjeçar të Debreshit19 June 2026
Karburantet shtrenjtohen sërish në Maqedoninë e Veriut, rriten çmimet e benzinës dhe naftës16 March 2026
Forcohet bashkëpunimi doganor Shqipëri–Maqedoni e Veriut me protokoll të ri për kontrollet kufitare 3 July 2026