Nga Vendi
29 April 2026
VLEN drejt konsolidimit si parti e djathtë, zbulohen detaje për kongresin dhe strukturën drejtuese

Përfaqësues të VLEN kanë prezantuar në një takim joformal me media detaje mbi organizimin e kongresit të parë partiak dhe strukturimin e brendshëm të subjektit.

Sipas informacioneve të bëra publike, kongresi do të mbahet më 9 maj dhe pritet të mbledhë rreth 850 delegatë. VLEN do të pozicionohet si parti me orientim të djathtë, ndërsa drejtimi do të jetë i përbashkët nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët do të kenë kompetenca të ndara dhe vendimmarrje të përbashkët.

Në strukturën drejtuese janë paraparë edhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku, ndërsa funksionin e sekretarit të përgjithshëm do ta mbajë Bekim Sali. Gjithashtu, është paraparë një presidencë prej pesë anëtarësh dhe një përfaqësim prej 20 për qind në strukturat partiake.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e rikonstruimit të qeverisë, por për këtë çështje përfaqësuesit e VLEN nuk dhanë detaje, duke theksuar se bisedimet zhvillohen me partnerët e koalicionit qeverisës.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, është shtyrë për 5 shtator11 July 2025
Rusia nën Putinin ka mbyllur gjysmën e shkollave28 September 2026
Dokumentari izraelit "NAZA" mbërrin në kinematë amerikane, filmi rihap debatin për Gazën 6 October 2026