Nga Vendi
2 May 2026
Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe shpalljes së Karadakut Zonë e Lirë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga datat më domethënëse historike, duke e cilësuar si ditën kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë dhe u vulos një kapitull i rëndësishëm i përpjekjeve për liri.

Në një reagim publik, Mexhiti theksoi se kjo ditë përfaqëson qëndresën dhe vendosmërinë e njerëzve përballë sfidave të kohës, duke nënvizuar se sakrifica e tyre krijoi një realitet të ri për vendin.

“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, ka deklaruar ai, duke shtuar se periudha në fjalë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të jashtëzakonshëm.

Mexhiti ka theksuar se përmes përkushtimit të atyre që kontribuuan në atë kohë, u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti, ndërsa sot kjo datë kujtohet me respekt dhe mirënjohje për trashëgiminë e lirisë.

“E kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim”, ka theksuar Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident trafiku në “Aradhat Partizane”, rrokulliset vetura 8 September 2020
Berisha: Rama i ka ndaluar të gjitha debatet, se i ka kundër! Bën polle e stërpolle, por qytetarët do i japin atë që meriton me datë 1130 April 2025
Ja në cilat qytete do të fillojnë partitë fushatën për zgjedhjet202024 June 2020