Nga Rajoni
8 May 2026
Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, policia shoqëron tre persona

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve që shënuan protestën e opozitës këtë të premte në Tiranë. Situata u përshkallëzua gjatë marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Brendshme, pasi forcat policore ngritën kordon sigurie duke penguar vazhdimin e lëvizjes sipas itinerarit të paralajmëruar.

Sipas mediave në Shqipëri, protestuesit tentuan të çanin kordonin policor, ndërsa gjatë përplasjes pati hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë. Nga ana tjetër, policia reagoi disa herë me gaz lotsjellës dhe automjete me ujë për shpërndarjen e turmës.

Pas tensioneve dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit u rikthyen drejt selisë së Partisë Demokratike, ku edhe u shpall përfundimi i protestës.



Të ndryshme
Më shumë
Kishte plane bashkë me reperin që vdiq në aksident, reagon e shokuar Morena 2 September 2021
“Gostivari që dua” firmos memorandum bashkëpunimi me BDI-në e Gostivarit13 September 2021
Reagon bashkëshortja e Mirit për deklaratën e babait të Selin në BBVA5 5 February 2026