Nga Rajoni
9 June 2026
Kurti prin me mbi 117 mijë vota, Konjufca e Haxhiu e ndjekin nga afër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar rezultatet nga 1,260 vendvotime, që përfaqësojnë 50.44 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, nga gjithsej 2,498 sa janë në total. Sipas të dhënave të deritanishme, kryeministri në detyrë dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin bindshëm me 117,868 vota, duke u renditur si kandidati më i votuar. Pas tij renditet Glauk Konjufca me 92,616 vota, ndërsa Albulena Haxhiu zë vendin e tretë me 53,590 vota. Në pozitat vijuese ndodhen Hekuran Murati me 46,899 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 43,304 vota, ndjekur nga Xhelal Sveçla me 35,154 vota. Rezultatet tregojnë se numërimi është ende në proces, pasi janë përpunuar vetëm gjysma e vendvotimeve në vend.

/Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Sveçla kërkon reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave të ministres serbe16 July 2026
Moda amerikane riformëson flamujt e 50 shteteve në Rockefeller Center 28 July 2026
Në mesnatë nis heshtja zgjedhore për zgjedhjet e 19 tetorit17 October 2025