Nga Vendi
14 June 2026
Mickoski: Nga vjeshta fillon ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 pritet të nisë nga vjeshta, pasi të përfundojnë procedurat përgatitore dhe miratimet ligjore. Ai tha se projekti financohet përmes kredisë britanike për projekte kapitale dhe se tashmë janë zhvilluar takime me përfaqësues të Britanisë së Madhe dhe UK Export Finance. “Studimi i fizibilitetit dhe ai për vlerësimin e ndikimit në mjedis pritet të përfundojnë gjatë këtij muaji ose më së voni deri në korrik. Nëse gjithçka ecën sipas planit, do të procedojmë me ligjet në Parlament dhe, me Zotin para, nga vjeshta mund të fillojmë punimet në terren sipas parimit të FIDIC-ut të verdhë”, deklaroi Mickoski. Duke komentuar akuzat e opozitës për migrantë, kryeministri theksoi se “nuk ka migrantë dhe nuk do të ketë”, duke i cilësuar pretendimet e LSDM-së si të pavërteta. Ai shtoi se prioritet mbetet realizimi i hekurudhës së shpejtë, e cila do të lidhë kufirin verior me atë jugor të vendit dhe do të jetë pjesë e Korridorit 10, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit në rajon. Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Armëpushim mes Izraelit dhe Libanit, Trump paralajmëron marrëveshje me Iranin17 April 2026
Aksident trafiku në autostradën Dellçevë-Shtip, humb jetën një person30 June 2025
Zaev nga Prilepi: Kemi krijuar shtet sovran, ku jetojnë maqedonas, identiteti dhe gjuha janë pranuar nga tërë bota 8 July 2020