Sport
14 June 2026
Gjermania shpërthen ndaj Kurasaos, "Panzerat" në epërsi të thellë

Gjermania ka nisur në mënyrë bindëse rrugëtimin e saj në Botëror, duke dominuar debutuesit e Kurasaos me rezultatin 4-1 në sfidën që po zhvillohet në Houston.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Nmechan, ndërsa Kurasao barazoi përkohësisht në minutën e 21-të me Comenencian. Gjermanët reaguan shpejt dhe rikthyen epërsinë me Schlotterbeck në minutën e 38-të, ndërsa Havertz realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë të pjesës së parë për rezultatin 3-1.

Menjëherë pas rikthimit nga pushimi, Musiala shënoi golin e katërt në minutën e 47-të, duke vulosur dominimin e "Panzerave". Në portën gjermane është rikthyer veterani Manuel Neuer, ndërsa Nagelsmann ka hedhur në fushë formacionin më të mirë që kishte në dispozicion.

Kurasao, që debuton në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar, synon të lërë gjurmë në paraqitjen e parë historike, por përballë Gjermanisë po has vështirësi të mëdha.



Të ndryshme
Më shumë
Turqia nis operacion kundër organizatave LGBTQ+, arreston dhjetëra persona13 September 2026
Fansat nuk e besonin dot se ishte shqiptar, por aktori famshëm i serialeve turq flet SHQIP në Instagram!28 July 2021
Sot mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës16 September 2021