Nga Rajoni
5 July 2026
Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë kundër betonizimit të Lumit të Currajve

Banorët e Nikaj-Mërturit kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar ndërhyrjet që, sipas tyre, po rrezikojnë seriozisht Lumit të Currajve, një zonë e njohur si atraksion turistik dhe pasuri natyrore e rëndësishme. Ata shprehen të revoltuar edhe ndaj përdorimit të termit “përrua” për këtë lumë, duke theksuar se kjo “ul vlerat e tij dhe shtrembëron një të vërtetë të madhe”, se bëhet fjalë për një pasuri të çmuar jo vetëm për zonën, por për gjithë Shqipërinë. Banorët paralajmërojnë se lumi po cënohet nga projektet e betonizimit dhe ndërtimi i disa digave, duke ngritur shqetësimin për dëmtimin e ekosistemit dhe potencialit turistik të zonës.



Të ndryshme
Më shumë
Fshihet ngjarja/ Makina e drejtorit të policisë përplas ‘Smart-in’, drejtuesja në gjendje të rëndë31 July 2020
Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave22 September 2025
Përplasen Vuçiqi dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian17 June 2021