Nga Bota
6 July 2026
Kush konsiderohet si pasardhësi i Xi Jinping?

Një nga figurat më me ndikim në udhëheqjen kineze po konsiderohet gjithnjë e më shumë Cai Qi, bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Xi Jinping, i cili sipas analistëve shihet si njeriu i dytë më i fuqishëm në politikën e Kinës dhe si figura që po përgatit terrenin për një mandat të katërt të Xi në krye të Partisë Komuniste në vitin 2027. Edhe pse renditet i pesti në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, Cai Qi ka marrë në drejtim disa nga strukturat më të rëndësishme të partisë, përfshirë Zyrën e Përgjithshme, Sekretariatin Qendror, Gardën Qendrore dhe së fundmi edhe Shkollën Qendrore të Partisë, ku përgatiten kuadrot e ardhshëm të udhëheqjes. Sipas analistëve, emërimi i tij në këtë post synon të forcojë mbështetjen ideologjike për rizgjedhjen e Xi Jinping. Leksioni i parë i Cai Qi u përqendrua te “Mendimi i Xi Jinping për ndërtimin e Partisë”, duke sinjalizuar një fushatë të re për rritjen e besnikërisë ndaj liderit kinez. Marrëdhënia mes Xi Jinping dhe Cai Qi daton prej më shumë se dy dekadash, ndërsa besimi i ndërsjellë ka bërë që ai të ngjitet në nivelet më të larta të pushtetit. Sipas ish-analistit të CIA-s, Jonathan Czin, në rast se Xi Jinping do të largohej papritur nga pushteti pa caktuar një pasardhës, kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar do të ishte pikërisht Cai Qi.



Të ndryshme
Më shumë
Protesta edhe në Tepelenë dhe Sarandë10 March 2022
Merkel dhe Macron do t’i ulin në një tavolinë Zaevin dhe Radevin 5 October 2021
Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë15 September 2026