Sport
7 July 2026
Cristiano Ronaldo e mbyll ëndrrën e Botërorit me lot pas eliminimit nga Spanja

Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës, pasi Portugalia u eliminua nga Spanja me rezultat 1-0 në fazën e 1/8-ave. Goli vendimtar u realizua nga Mikel Merino në minutën e parë të kohës shtesë, duke i siguruar Spanjës kualifikimin në çerekfinale.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo nuk arriti t’i fshehë emocionet. Fillimisht ai qëndroi për disa çaste i ngrirë në fushë, ndërsa më pas u largua drejt dhomave të zhveshjes me lot në sy.

Ky ishte Botërori i gjashtë në karrierën e 41-vjeçarit dhe, sipas deklaratave të tij të mëhershme, edhe i fundit. Edhe pse nuk arriti të fitojë trofeun më të madh të futbollit botëror, Ronaldo e mbyll aventurën në Kupën e Botës si golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë, me 146 gola për kombëtaren.

Në këtë Botëror ai regjistroi edhe një statistikë negative, me 17 goditje pa krijuar asnjë rast për bashkëlojtarët, një rekord i padëshiruar në historinë e kompeticionit.



Të ndryshme
Më shumë
Deri në fund të muajit dihen drejtuesit e gjitha institucionet10 September 2020
Ekskluzive: Kapet grupi i “peshkatarëve” të tenderëve 7 October 2020
Vendi në fazën portokalli, të respektohen masat për mbrojtje24 June 2021