Nga Vendi
7 July 2026
Veteranëve të UÇK-së u njihet e drejta për të dy pensionet, vendos Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka njohur të drejtën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin e moshës, si dhe pensionin kontributiv, ka bërë të ditur avokati Nazmi Sallahu përmes një njoftimi në Facebook. Sipas tij, veteranëve do t’u njihet edhe e drejta e pensionit të trashëgimtarit pas vdekjes së veteranit. Avokati Sallahu theksoi se veteranëve u ishte mohuar padrejtësisht kjo e drejtë, duke vlerësuar se kufizimi ka krijuar pabarazi dhe ka cenuar parimet kushtetuese. Ai deklaroi se pensioni i veteranit të UÇK-së është një e drejtë që buron nga sakrifica dhe kontributi gjatë luftës çlirimtare dhe nuk duhet të kufizojë përfitimin e pensioneve të tjera të fituara ligjërisht. Sipas tij, ndalimi i përfitimit të pensioneve të dyfishta bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara. Ai shtoi se çdo dispozitë ose praktikë administrative që pengon këtë të drejtë duhet të rishqyrtohet dhe, nëse është në kundërshtim me Kushtetutën, të shfuqizohet. “Veteranët e UÇK-së nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë vetëm respektimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të së drejtave të fituara. Sakrifica për lirinë e vendit nuk mund të shndërrohet në arsye për t’u kufizuar të drejtat që burojnë nga puna, kontributi dhe rendi juridik i Republikës së Kosovës”, u shpreh Sallahu.



Të ndryshme
Më shumë
‘Zgjidh jetë, voto blertë’ është slogani i BDI-së për zgjedhjet lokale17 September 2021
Armëpushim mes Izraelit dhe Libanit, Trump paralajmëron marrëveshje me Iranin17 April 2026
Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë 5 July 2020