Nga Vendi
10 July 2026
Qendra Ditore “Milenium” hap dyert për të moshuarit me programin e plakjes aktive

Qendra Ditore “Milenium”, e dedikuar për përkujdesjen ditore të të moshuarve dhe promovimin e plakjes aktive, do të zhvillojë ceremoninë solemne të hapjes më 15 korrik 2026, në orën 17:00, në ambientet e saj në rrugën Van Vardarska p.n. (bb), në Tetovë, afër Ramstore dhe Universitetit të Tetovës. Kjo qendër synon të ofrojë mbështetje, aktivitete sociale dhe një hapësirë të përshtatshme për të moshuarit, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përfshirjen e tyre aktive në komunitet. Hapja e Qendrës Ditore “Milenium” është bërë e mundur falë mbështetjes së Bankës Botërore, Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Komunës së Tetovës dhe OJQ-së “Milenium”. Përmes këtij projekti synohet krijimi i një modeli të ri të përkujdesjes sociale, ku të moshuarit do të kenë mundësi për angazhim, shoqërim dhe zhvillim të aktiviteteve të ndryshme në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova e shpall ministren serbe person të padëshirueshëm, ndalohet përgjithmonë hyrja në territorin e saj14 July 2026
QMK: Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 16 vjeçares që u zhduk në ujërat e lumit Vardar28 July 2025
9-vjeçari shkon në rezidencën e kryeministrit të Britanisë, kërkon ndihmë për një recetë të kanabisit17 June 2021