Nga Vendi
23 July 2026
Ahmeti: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane dhe sfidat institucionale. Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është zhvilluar, siç e cilësoi ai, një “bisedë e hapur dhe e frytshme”, duke ritheksuar se “rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian mbetet orientimi ynë strategjik dhe nuk ka alternativë tjetër”. Sipas Ahmetit, përparimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian kërkon respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e sundimit të së drejtës dhe funksionimin e institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së obligimeve që burojnë nga procesi eurointegrues. Në qëndrimin e tij, kryetari i BDI-së vlerësoi se “ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe krijimi i një ekonomie që garanton mirëqenie për qytetarët” janë ndër shtyllat kryesore për të ardhmen evropiane të vendit. Ahmeti theksoi se ruajtja e këtyre vlerave është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut të ecë përpara “me siguri, stabilitet dhe dinjitet”.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia me shumë protokolle, për një kuti me vaksina14 February 2021
Protestat në gjithë vendin, reagon kryeministri Rama: Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës11 March 2022
Dje janë vaksinuar gjithsej 7.518 qytetarë në Maqedoni23 September 2021