Nga Rajoni
30 July 2026
Abdixhiku: Asnjë vendim nuk e kam marrë për veten, por për LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është drejtuar delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, ku ka bërë një përmbledhje të rrugëtimit të tij pesëvjeçar në krye të LDK-së, duke vlerësuar sfidat, përgjegjësinë dhe angazhimin gjatë mandatit të tij. Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se që në momentin kur mori drejtimin e partisë e kishte të qartë se posti i kryetarit nuk është i përhershëm. Ai theksoi se udhëheqja e LDK-së është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke përjetuar si momente krenarie, ashtu edhe periudha të vështira që, sipas tij, kanë sjellë peshë të madhe personale. "Dy vite më parë, kur mora për herë të parë karrigen e kryetarit të LDK-së, e kam ditur qartë se kjo karrige nuk më përkiste përgjithmonë", tha ai, ndërsa shtoi se "ka pasur ditë kur kjo shtëpi më ka dhënë krenarinë më të madhe, por edhe ditë kur më ka rënduar më shumë se ç'mund të bartë një njeri". Duke iu drejtuar delegatëve, Abdixhiku nënvizoi se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij ka qenë në funksion të interesit të LDK-së. "Mund t'ju kem bërë krenarë dhe mund t'ju kem lënduar, por një gjë mund t'ua them me ndërgjegje të plotë: asnjë veprim, asnjë vendim nuk e kam marrë duke menduar për veten time, por për LDK-në. Këtë rrugë nuk e kam bërë vetëm, e kam bërë bashkë me ju", deklaroi ai. 



Të ndryshme
Më shumë
U qortua nga babai se u kthye vonë në shtëpi, 19-vjeçari qëllon veten në kokë25 October 2021
“Duhet të dilja pak nga vetja, që të qëndroja më gjatë”, Elhaid Cufi flet pas largimit nga BigBrother VIP19 October 2021
Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare18 June 2021