Nga Vendi
12 September 2026
Georgievski: Në Bullgari po e trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare.

Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari.

“Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej ajo që e quan “shkurtpamësi” e para rreth 150 viteve, kur dialektet nga pjesa verilindore e hapësirës gjuhësore bullgare nuk u shpallën zyrtare.

Deklarata e Georgievskit vjen në një kohë kur çështja e gjuhës maqedonase vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.



Të ndryshme
Më shumë
Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel30 September 2021
Seanca ndaj Erion Veliajt shtyhet për në shtator, avokati i tij gjobitet me 50 mijë lekë21 July 2026
Blerta Deliu: PDK nuk ka kërkuar hise në pushtetin e Albin Kurtit 1 April 2026