ShowBiz
13 September 2026
Cardi B befason shqiptarët, pozon duke bërë shqiponjën dykrenare

Superylli amerikan Cardi B ka bërë shqiponjën dykrenare shqiptare me duar, në një moment që ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.

Pamjet janë publikuar në TikTok nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, i cili shihet pranë artistes duke formuar së bashku me të simbolin kuq e zi.

Sipas Kodrës, Cardi B ka shprehur gjithashtu dashurinë dhe afërsinë e saj me shqiptarët.

“Ajo tha: ‘Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë…’. Unë i thashë: ‘Unë jam gangsteri i makeup-it’.”, ka shkruar Kodra.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 janari, shtrenjtohet rryma23 December 2025
Filipçe nga Velesi: Të vaksinohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë 2 September 2021
Kunata e shkel me veturë kunatën dhe arratiset15 September 2021