Nga Rajoni
3 August 2020
Kryeministri Hoti infektohet me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se nuk ka simptoma, “përveç një kolle të lehtë”, duke shtuar se do të izolohet për dy javë.

Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar të shtunën se është shëruar nga COVID-19, pasi në fillim të korrikut kishte njoftuar se ishte infektuar me koronaviurs.

Sipas të dhënave të fundit, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus. Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.



Të ndryshme
Më shumë
Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni, do të ketë dy provime eksterne dhe një intern18 February 2021
Tensione SHBA–Spanjë, Shtëpia e Bardhë flet për marrëveshje, Madridi e mohon 5 March 2026
Qeni më i vjetër në botë feston 20-vjetorin e saj29 June 2020