ShowBiz
16 September 2026
Ndryshimi i stilit të jetesës, Dj Bujaka: Më lodhi jeta e natës dhe abuzimi i tepërt me femrat...

Në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudi, DJ Bujaka, ish-finalist i “Ferma VIP”, ka folur për përvojën e tij në fermë, jetën personale dhe familjen.

Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe detaje për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.

Bujaka ka thënë se ajo nuk ishte si femrat e tjera që kishte njohur ndër vite. Ai ka treguar se në kohën kur e kishte njohur bashkëshorten, me të cilën tashmë ka edhe fëmijë, ishte në një periudhë kur dëshironte të largohej nga lidhjet e shumta dhe jeta e natës. 

Në këtë rrëfim, ai ka folur për ndryshimin e stilit të jetës dhe për periudhën kur vendosi t’i kushtonte më shumë rëndësi një jete më të qetë dhe familjes.



Të ndryshme
Më shumë
Një kauzë për qytetet tona: Ceacon starton nismën "100 drunj për 100 punëtorë" 4 July 2026
Telekomi serb hyn në Maqedoni, ja planet e serbëve 4 August 2021
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi10 October 2025